Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka vendosur të pezullojë përkohësisht aktivitetet dhe shërbimet administrative, për shkak të mungesës së financimit.
Përmes një njoftimi zyrtar, OIRK ka bërë të ditur se vendimi është marrë unanimisht nga Bordi Drejtues, në mbledhjen e mbajtur më 3 nëntor, ndërsa ka hyrë në fuqi më 5 nëntor 2026. Pezullimi thuhet se do të vazhdojë deri në sigurimin e financimit të nevojshëm.
Sipas Odës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka obligim ligjor që ta mbështesë financiarisht atë përmes grantit.
OIRK bën të ditur se planifikimin buxhetor për vitin 2026 e ka dorëzuar më 21 tetor 2025, ndërsa më 10 gusht 2026 ka përcjellë planin e përditësuar sipas kërkesave të Komisionit Ministror për Themelimin e Odave. Sipas njoftimit, më 28 tetor janë dorëzuar edhe korrigjimet dhe sqarimet përfundimtare të kërkuara nga Ministria.
