Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka dhënë detaje lidhur me kolonat e gjata të kamionëve në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në një deklaratë për tëvë1, Elshani ka bërë të ditur se pritjet e gjata po shkaktohen nga kontrollet më të detajuara që po u bëhen kamionëve në terminale.
Sipas tij, këto kontrolle po zhvillohen vetëm për automjetet transportuese, ndërsa veturat dhe automjetet e tjera nuk po përballen me të njëjtën situatë.


