Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Nis “One Stop Shop” ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama e Mickoski në kufi

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 11:31
Nis “One Stop Shop” ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama e Mickoski në kufi

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, së bashku me homologun nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski.

Kjo pasi që ditën e nesërme do të nisë “One Stop Shop”, me një ndalesë, që ka si qëllim kryerjen e kontrolleve vetëm në një postobllok policie dhe vetëm me një ndalesë, ndryshe nga sa ka qenë më parë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi sistemin e ri kufitar si një hap konkret dhe lehtësim të madh për miliona qytetarë, duke e përmbledhur kalimin nga kontrollet e dyfishta te besimi i ndërsjellë, ndërsa nuk la pa përmendur edhe bashkëpunimin strategjik për Korridorin 8.

 “Unë kam përherë probleme me përkthimin kur vij në Maqedoni. Hedhim një hap konkret me këtë transformim për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi. Ne kemi një shprehje në shqip: beso dhe kontrollo. Deri tani, në këtë doganë ishim kontrollo, kontrollo, tani jemi beso, kontrollo. Hapi tjetër: beso, beso, që të mos kemi më asnjë kontroll këtu, në rrugëtimin e përbashkët në BE. Dua ta përgëzoj kryeministrin maqedonas që jemi në një proces bashkëpunimi ku kemi shumë gjëra që duhet t’i bëjmë së bashku. Padiskutim, njëra ndër to është të çojmë përpara Korridorin 8. Në mbyllje, dua t’u bashkohem kryeministrit Mickoski për të falënderuar ata që punuan për këtë ditë dhe për të realizuar më në fund këtë transformim që, siç thashë, do t’u vlejë shumë njerëzve, miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë. Do të vazhdojmë me pikat e tjera për të njëjtin sistem. Kam edhe një ankesë për Hristijanin. Përkthyesen më të mirë e mbajti për vete”, tha Rama.

Ndërkohë, në fjalën e tij, kryeministri maqedonas e cilësoi këtë bashkëpunim si një lehtësim të madh për lëvizjen e qytetarëve dhe shprehu gatishmërinë për zgjerimin e projektit edhe në pikat e tjera kufitare, ndërsa nuk la pa uruar edhe festën e 22 Nëntorit.

“Për mua është nder i veçantë që së bashku me mua është miku im i dashur Edi Rama. Në këtë eveniment të rëndësishëm dëshiroj të uroj këtë festë të rëndësishme si 22 Nëntori. Është kënaqësi që po bëjmë këtë bashkëpunim për një pikë kontrolli të vetme që lehtëson lëvizjen e njerëzve. Duam të përforcojmë bashkëpunimin edhe në pikat e tjera kufitare, bashkëpunime në Ohër e Strugë nëpërmjet liqenit me Shqipërinë. Dua të falënderoj ministrin e Punëve të Brendshme, punonjësit, që të kemi një pikë kontrolli të vetme dhe falënderim për mikun tim Edi Rama”, tha Mickoski.

veriutramamickoski

Të ngjashme

“Më të bukurat gërma”, Rama uron për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

“Më të bukurat gërma”, Rama uron për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

08:33
Rama, për Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS

Rama, për Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS

21:04
Edhe Mickoski paralajmëron dimër të vështirë energjetik: Bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore

Edhe Mickoski paralajmëron dimër të vështirë energjetik: Bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore

18:29
Rama takon studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

Rama takon studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

08:54

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:55“Jam në …”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
  • 08:00Dy shqiptarë dënohen me nga 32 muaj burg në Britani, u kapën me mbi 900 bimë kanabisi
  • 23:44Debati për rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE, Tony Blair jep këshilla, ide dhe kushte
  • 22:33Ngjarje e rëndë në Nigeri, 24 persona humbin jetën gjatë udhëtimit me varkë
  • 22:06Sulmohet me dron anija ruse në Gjirin e Finlandës