Ish-të burgosurit politikë dhe të mbijetuarit e masakrës së Dubravës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të iniciuar padi ndaj Shkëlzen Gashit.
GazetaDemos merr vesh se kjo padi lidhet me përmbajtjen e ekspozitës së Gashit, e cila u prezantua më 24 mars të këtij viti në kryeqytet.
Kjo ekspozitë kishte nxitur reagime të shumta, pasi të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave e konsideruan të papranueshme që të burgosurit në Dubravë të cilësoheshin të armatosur.

