Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka fajësuar Qeverinë për bllokimin e projektit për vendosjen e bustit të komandantit legjendar Adem Jashari në kryeqytet.
Në një prononcim për Klan Kosova, Rama tha se komuna i ka përfunduar të gjitha procedurat, por projekti vazhdon të pengohet nga niveli qendror.

