Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Do të pres deri sa të kthehesh” | Monologu prekës i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap derën, vëlla!

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 21:42
“Do të pres deri sa të kthehesh” | Monologu prekës i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap derën, vëlla!

“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me ta ni zanin, me të përqafu. Kjo derë dikur hapej pa trokitë. Por sot, për me hi në shtëpinë tem, duhet me kërku leje”.

Kështu e nisi monologun në Fiks Fare, Daut Krasniqi, 87 vjeç, vëllai i Jakup Krasniqit, i dënuar disa javë më parë padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai priti me bastun në dorë prej më shumë se 72 orë, për të takuar vëllanë, i cili erdhi në Kosovë për shkak të sëmundjes së bashkëshortes.

“Thuaji atij që sot e quan veten zot të kësaj shtëpie se unë nuk jam i huej. Me ty kam pi të njëjtin gji të nanës, në të njëjtin djep jemi përkundë, bukën e kemi nda përgjysmë. Teshat e mia i ke veshë ti, e të tuat unë. Jam Dauti, Jakup. Vëllai yt!”

Ai tregoi në Fiks Fare përjetimet gjatë orëve para banesës së Jakupit. “Kur isha te porta, përfytyrova flokët e tu, fytyrën dhe zanin që dikur më thërriste. Deshta veç me të kapë për qafe e me të thanë: ‘Qysh je, bre vëlla?’. Por u largova, me zemrën copë.

Jo pse nuk deshta me të pa, por pse nuk deshta me të sjellë telashe. Due veç me të pa, me ta shtrëngue dorën, nuk due që vitet e fundit të jetës sime të kalojnë pa ta dhanë edhe një përqafim” tha Dauti, me zërin që i dridhej dhe me lot në sy.Në fund, ka një tjetër mesazh për vëllanë. “Unë kam me të pritë, vëlla edhe pse jam 87 vjeç”

87 vjeçari me bastun te porta e Jakupit

Pamja e tij u bë virale, pasi me bastun ai u end prej më shumë se 4 ditësh pranë banesës së vëllait, Jakupit. Ai kërkoi me ngulm që të takonte ish zërin e UÇK-së dhe ish-kreun e Parlamentit, kur u shpall pavarësia e Kosovës. Tentativat dështuan. Kjo, pasi mbesa e tij, e kishte telefonuar duke i thënë se takimi mes tyre mund të ndalonte vizitën e babait tësaj.

Një vizitë e shoqëruar me emocione të forta, por edhe me dhimbjen e një takimi të munguar. Mes njerëzve të afërt dhe vendit të tij, takimi me vëllain nuk mundi t’a realizonte. Kthimi në Kosovë zgjati pak, por pas vetes la një histori që prek përtej fjalëve.

Sepse përtej proceseve gjyqësore dhe largësisë egziston edhe dhimbja njerëzore, malli familjar. Pamjet e një përshëndetje me dorë nga larg mes Jakupit e vëllait, emocionuan mbarë opinionin publik. Shpërthimi në lot i Daut Krasniqit ishte një moment i fortë emocional.

Nuk pati një përqafim mes tyre, dhe vitet e moshës e rëndojnë edhe më shumë situatën e ndjerë. Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skënderasit, që përfshin edhe Drenasin, vendlindjen e Jakup Krasniqit, bëri një postim të ndjerë në rrjete sociale.Jakup Krasniqi u kthye në atdhe, por nuk mundi të përqafohet me Dautin, vëllain e tij. Një moment që mbeti peng i rrethanave, një mall që nuk mori përgjigje dhe një histori që dëshmon se ndonjëherë, dhimbjet më të mëdha nuk kanë nevojë për shumë fjalë.

Jakup Krasniqi një emër që mbart histori, sakrificë, krenari dhe dhimbje. Një njeri që ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës çështjes së Kosovës, lirisë, dhe dinjitetit të popullit të tij. Ka njerëz që koha nuk i harron, sepse emrat e tyre janë të lidhur me kujtesën dhe historinë e një populli.

Sepse liria është histori e shkruar me sakrifica, lot dhe shumë mund. Ka emra që nuk janë thjesht pjesë e historisë, por pjesë e shpirtit të një kombi. Njëri prej tyre është Jakup Krasniqi, që la pas Kosovën e tij dhe mori rrugën drejt Hagës.

jakupdautivëlla

Të ngjashme

Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor

Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor

19:41
Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës për qytetarët

Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës për qytetarët

10:27

Më shumë nga Lajme

  • 21:46Policia tregon arsyen e kolonave të gjata të kamionëve në kufirin me Maqedoninë e Veriut
  • 21:45Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
  • 21:39Matoshi i ashpër me futbollistët e Kombëtares së Kosovës: S’GUXONI me ulë kokën, kjo është ‘antisemitizëm klasik’
  • 21:35Sa borë pritet të bjerë në fund të javës?
  • 21:31Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin