Pas një jave me mot të ndryshueshëm dhe me shi, në fund të javës në Kosovë priten reshje bore edhe në viset e ulëta.
Sipas parashikimeve të motit, të shtunën mund të bien rreth 6 centimetra borë, kurse të dielën në mëngjes priten edhe reshje të lehta bore.
Si do të jetë moti deri atëherë?
E hëna dhe e marta janë të thata. E marta pritet të jetë me diell, por me ngrica në mëngjes, kur temperaturat mund të bien deri në minus 6 gradë.
Nga e mërkura moti vrenjtet. Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, më të dëndurat të enjten, me mbi 10 milimetra. Temperaturat ditore do të sillen nga 6 deri në 9 gradë.
Kur kthehet i ftohti?
Të shtunën temperaturat bien dukshëm. Maksimalja pritet rreth 2 gradë, kurse minimalja minus 3. Të dielën maksimalja nuk pritet të kalojë 1 gradë, ndërsa natën temperaturat mund të bien në minus 6.




