Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar disa shoferë të cilët po zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë.
Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar më 10 nëntor 2026, në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada”.
Shoferët e identifikuar janë gjobitur me nga 400 euro, u janë shqiptuar nga 4 pikë negative, si dhe u është ndaluar drejtimi i automjeteve me veprim motorik për 10 muaj.
Postimi i plotë:
Identifikimi i shoferëve të përfshirë në gara ilegale të shpejtësisë në autostradë
Njësia për Kontroll të Autostradave, më 10.11.2026 në kuadër të planit Operativ "Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada”, ka identifikuar shoferët duke zhvilluar gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € , 4 pikë negative dhe nga 10 muaj u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe automjetet janë konfiskuar me dyshime për modifikim dhe do të dërgohen në kontroll të jashtëzakonshme teknike.