Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohen për sulm dhe kidnapim, detaje

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 10:54
Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohen për sulm dhe kidnapim, detaje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në Prizren, për Shtrëngim dhe privimit të kundërligjshëm të lirisë.

Arrestimi i të dyshuarve, lidhur me një rast ku pesë të arrestuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person dhe më pas, me forcë, e kanë futur në një automjet të tipit “pick-up”, derisa viktima ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Policia shton edhe se, si viktima po ashtu edhe të dyshuarit janë shtetas të Turqisë.

‘’ Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se, pas sulmit fizik, nga i cili kishte pësuar lëndime të shumta trupore edhe me mjet të prehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë, ku ishte mbajtur për rreth 12 orë. Sipas deklarimeve të tij, të dyshuarit e kishin detyruar që të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që ishte duke i kryer në një objekt banesor në Prizren’’, thuhet në njoftim mes tjerash.

Komunikata:

Nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren Identifikohen, lokalizohen dhe  arrestohen pesë të dyshuar për Shtrëngim dhe privimit të kundërligjshëm të lirisë

Prizren, 11 nëntor 2026

Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, më 03.11.2026, përmes kanaleve operative ka pranuar një video-incizim lidhur me një rast sulmi fizik, ku pesë persona të dyshuar, të panjohur në atë moment, kanë sulmuar një person dhe më pas, me forcë, e kanë futur në një automjet të tipit “pick-up”, derisa viktima ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e viktimës. Më 04.11.2026 është identifikuar viktima, shtetas i Republikës së Turqisë.

Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se, pas sulmit fizik, nga i cili kishte pësuar lëndime të shumta trupore edhe me mjet të prehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë, ku ishte mbajtur për rreth 12 orë. Sipas deklarimeve të tij, të dyshuarit e kishin detyruar që të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që ishte duke i kryer në një objekt banesor në Prizren.

Që nga dita e pranimit të informacionit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë zhvilluar hetime intensive, si rezultat i të cilave, më 09 dhe 10 nëntor 2026, janë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar pesë (5) persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast. Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Turqisë.

Automjeti i përdorur në rast gjithashtu është gjet dhe është sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë së Shtetit në Prizren, ndërsa ndaj pesë të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti mbetet në hetim për veprat penale:

1. Shtrëngim;

2. Privim i kundërligjshëm i lirisë;

3. Lëndim i lehtë trupor.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, nuk do të tolerojë në asnjë rast që qytetarët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes vetëgjyqësisë, shtrëngimit apo përdorimit të forcës në çfarëdo forme. Çdo veprim i tillë do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në përputhje me ligjin.

prizrenpesështetas

Të ngjashme

Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare"

Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare"

10:50
Arrestohet një shtetas gjerman në Prishtinë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman në Prishtinë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

10:58
Haradinaj: Për pesë vjet u larguan 766 mjekë dhe mbi 2 mijë infermierë nga Kosova

Haradinaj: Për pesë vjet u larguan 766 mjekë dhe mbi 2 mijë infermierë nga Kosova

21:48
Pesë të vrarë nga sulmet me dronë ukrainas, goditen objektiva në Rusi dhe në territoret e pushtuara

Pesë të vrarë nga sulmet me dronë ukrainas, goditen objektiva në Rusi dhe në territoret e pushtuara

23:00

Më shumë nga Lajme

  • 11:33Tre shoferë kapen në shkelje të rënda në Ferizaj, gjobiten me nga 500 euro
  • 11:32Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondash
  • 11:31Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga
  • 11:31Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
  • 10:22Po zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë, Policia gjobit me nga 400 euro dhe 10 muaj heqje e të drejtës për të vozitur