Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare"

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 10:50
Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare"

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që shqyrtimi fillestar në çështjen penale ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të Arlinda Zekajt, të mbahet pa praninë e publikut.

Vendimi është marrë më 10 nëntor 2026, ndërsa seanca është caktuar të mbahet më 12 nëntor, nga ora 11:00.

Sipas aktvendimit të Gjykatës të siguruar nga lajmi.net, vendimi për përjashtimin e publikut është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, veçanërisht të një fëmije të mitur të përfshirë në këtë çështje.

Kërkesa për mbylljen e seancës është paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të zhvillohet pa praninë e publikut, duke argumentuar se gjatë procedurës do të trajtohen informacione të ndjeshme që lidhen me jetën private dhe familjare të personave të përfshirë.

Prokuroria ka përmendur, ndër të tjera, deklarimet e të pandehurit dhe palës së dëmtuar, raportet e bashkëbisedimeve me fëmijën e mitur, raportin psikologjik dhe video-incizimet që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjykata ka bërë të ditur se mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtësja e të pandehurit e kanë përkrahur kërkesën e Prokurorisë dhe kanë dhënë pëlqimin që seanca të mbahet pa praninë e publikut.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se vepra penale për të cilën është ngritur aktakuza, “Kanosja”, dyshohet se është kryer në kuadër të marrëdhënieve familjare dhe ndaj një anëtari të familjes.

Gjykata ka vlerësuar se ekspozimi publik i rrethanave dhe provave të kësaj çështjeje mund të cenojë privatësinë dhe dinjitetin e personave të përfshirë, me theks të veçantë interesin më të mirë të fëmijës së mitur

Jeton Sylaj është i akuzuar për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Aktakuza ndaj tij është ngritur më 23 tetor 2026 nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Vendimi për mbylljen e seancës është marrë në bazë të nenit 289, paragrafi 3, nënparagrafi 3.2, dhe nenit 291 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

prizrenpesëkanë

Të ngjashme

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohen për sulm dhe kidnapim, detaje

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohen për sulm dhe kidnapim, detaje

10:54
24 orë për të numëruar 12 milionë euro, Fevziu nxjerr foton: Janë në një shtëpi në mes të Shqipërisë, ja kujt i takojnë

24 orë për të numëruar 12 milionë euro, Fevziu nxjerr foton: Janë në një shtëpi në mes të Shqipërisë, ja kujt i takojnë

22:18
Haradinaj: Për pesë vjet u larguan 766 mjekë dhe mbi 2 mijë infermierë nga Kosova

Haradinaj: Për pesë vjet u larguan 766 mjekë dhe mbi 2 mijë infermierë nga Kosova

21:48
Haxhiu e Aleancës propozon nismë për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale

Haxhiu e Aleancës propozon nismë për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale

11:22

Më shumë nga Lajme

  • 11:33Tre shoferë kapen në shkelje të rënda në Ferizaj, gjobiten me nga 500 euro
  • 11:32Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondash
  • 11:31Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga
  • 11:31Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
  • 10:58Arrestohet një shtetas gjerman në Prishtinë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike