Tre shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj për kundërvajtje të rënda në trafik, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në kundërshtim me rregullat e komunikacionit.
Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” dhe në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.
Njëri nga shoferët, 33-vjeçar me inicialet A.H., është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 2.11 promilë. Për këtë kundërvajtje është dënuar me 500 euro gjobë, tri pikë negative dhe 12 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
Ndërkaq, 19-vjeçari E.S. është ndëshkuar pasi kishte drejtuar automjetin pavarësisht se ndaj tij ishte në fuqi një masë mbrojtëse nga 27 gushti deri më 26 nëntor 2026. Atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim i drejtimit të automjetit, ndërsa i është konfiskuar edhe vetura.
