Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të ri amerikan në Kosovë?

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 10:22
Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të ri amerikan në Kosovë?

Mikhail Bogachek, i nominuari nga presidenti amerikan Donald Trump për ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka një karrierë mbi 25-vjeçare në sektorin privat, me përvojë në biznes, shëndetësi dhe drejtim institucional.

Përveç angazhimeve në këto fusha, Bogachek është edhe anëtar i bordit drejtues të Koalicionit Republikan Hebre (Republican Jewish Coalition), organizatë që synon forcimin e lidhjeve mes komunitetit hebre amerikan dhe Partisë Republikane, si dhe mbështetjen e kandidatëve republikanë në zgjedhje.

Sipas biografisë së publikuar nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), Bogachek, i njohur edhe si Michael E. Bogachek, aktualisht ushtron detyrën e drejtorit ekzekutiv të kësaj organizate ndërkombëtare. Në këtë pozitë, ai mbikëqyr administratën, financat, burimet njerëzore, prokurimin dhe shërbimet e teknologjisë informative.

Para këtij angazhimi, ai ka qenë drejtor operativ i kompanisë farmaceutike VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike. Sipas biografisë zyrtare, shërbimet e kompanisë kanë përfshirë mbi 1.4 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Në karrierën e tij në sektorin privat, Bogachek ka themeluar edhe kompaninë Cooperton, e specializuar në sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave. Sipas OAS-it, kjo kompani ofron mbrojtje teknologjike për më shumë se 60 për qind të spitaleve në Porto Riko.

Ai është gjithashtu themelues i PharmaLife, kompani farmaceutike që ka zhvilluar sisteme elektronike për administrimin e të dhënave shëndetësore në shtetin amerikan të Xhorxhias.

Një tjetër element i biografisë së tij është angazhimi në strukturat e Koalicionit Republikan Hebre. Më 6 nëntor 2023, kjo organizatë njoftoi zgjedhjen e Bogachekut në bordin e saj drejtues. Ai vazhdon të figurojë në listën zyrtare të anëtarëve të bordit.

Sa i përket përgatitjes akademike, Bogachek ka diplomuar në inxhinieri industriale dhe të sistemeve në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias. Ai ka gjithashtu doktoraturë në bioinxhinieri, ndërsa më 2026 ka përfunduar një program drejtimi në Harvard Business School.

Në biografinë e publikuar nga OAS thuhet se ai është autor i më shumë se 20 publikimeve shkencore dhe flet rrjedhshëm rusisht, ukrainisht dhe hebraisht.

Megjithatë, në biografinë e tij zyrtare nuk përmendet ndonjë përvojë e mëparshme në shërbimin diplomatik apo ushtrimi i detyrës së ambasadorit.

Nominimi i Bogachekut për ambasador të SHBA-së në Kosovë tashmë i është dërguar Senatit amerikan, ku duhet të shqyrtohet dhe të marrë miratimin përpara se ai të emërohet përfundimisht në këtë pozitë.

bogachekfarmaceutikeamerikan

Më shumë nga Lajme

  • 10:54Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohen për sulm dhe kidnapim, detaje
  • 10:50Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare"
  • 10:22Po zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë, Policia gjobit me nga 400 euro dhe 10 muaj heqje e të drejtës për të vozitur
  • 09:51Rama: Teatri dhe Muzeu Kombëtar 5 vjet të mbyllur, tash propozojnë Operën pa koordinim me Kryeqytetin
  • 09:31Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë