Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar institucionet qendrore lidhur me propozimin për ndërtimin e Operës, duke thënë se projekti është propozuar pa bashkëpunim, koordinim dhe planifikim të përbashkët me Kryeqytetin.
Rama ka vënë në pikëpyetje argumentin e trashëgimisë kulturore që, sipas tij, po përdoret për ta bllokuar projektin e “Ishullit Urban”, i cili synon të lidhë 30 mijë banorë me qendrën e Prishtinës.
“Tash nuk paska trashëgimi kulturore! Propozimi për Operën aty ku po e bllokojnë Kryeqytetin në emër të trashëgimisë!”, shkroi Rama në një postim në Facebook.




