Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gara: Deri më tani janë trajtuar rreth 20 lokacione për gërmime

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 08:55
Gara: Deri më tani janë trajtuar rreth 20 lokacione për gërmime

Rreth 20 lokacione janë trajtuar për gërmime vlerësuese gjatë vitit 2026, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa në tre deri në katër lokacione të tjera pritet të zhvillohen aktivitete deri në fund të vitit.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili ka thënë se aktualisht janë duke u zhvilluar gërmime në një lokacion mes Kaçanikut dhe Shtërpcës, ndërsa në agjendë janë edhe disa lokacione të tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës.

“Edhe këtë vit, pra gjatë vitit 2026, pavarësisht që disa javë kemi qenë të fokusuar në lokacionet e varrezave masive në Jabukë dhe Kalludër, sigurisht ka pasur dinamikë në kuptim të angazhimit në terren. Deri më tani, siç e kam thënë, janë diku 20 lokacione të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues. Kemi të paktën tre-katër lokacione, të cilat do të jenë pjesë e agjendës edhe në pjesën e mbetur të vitit. Për momentin jemi në një lokacion mes zonës së Kaçanikut dhe Shtërpcës. E potencova që do të jenë me interes ose me prioritet edhe lokacionet në varrezat në veri të Mitrovicës. Pastaj do të jetë pjesë e agjendës edhe lokacioni i varrezave të qytetit të Prishtinës, pra varrezat në lagjen Arbëria. Meqë e kemi thënë edhe më parë, gjatë kohës së luftës, lokacionet e varrezave të qyteteve të mëdha, si lagjja Arbëria në Prishtinë, varrezat e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës, apo lagjja Brekoc në Gjakovë, lagjja Tusuz në Prizren, varrezat e qytetit të Pejës dhe varrezat e qyteteve të tjera, por edhe të fshatrave, janë përdorur, në qoftë se mund ta them këtë fjalë, gjatë kohës së luftës nga forcat serbe për të fshehur kufomat e viktimave të luftës, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit”, tha ai.

Gara ka theksuar se lokacionet e varrezave të qyteteve të mëdha mbeten me interes, pasi gjatë luftës dyshohet se janë përdorur për fshehjen e trupave të viktimave. Sipas tij, për identifikimin e hapësirave të mundshme nevojiten informacione shtesë, veçanërisht nga arkivat e institucioneve të Serbisë.

Ai ka përmendur edhe angazhimet e fundit në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, ku janë pranuar raporte të ADN-së për gjashtë identifikime, ndërsa ende priten rezultate për mostrat e tjera të dërguara për testim.

Ndërkaq, lidhur me tri identifikimet e bëra publike më 3 nëntor, ai ka thënë se pas pranimit të raporteve të ADN-së janë organizuar takime me familjet e viktimave, me të cilat janë diskutuar edhe hapat e procedurat e mëtejshme.

Gara ka folur edhe për angazhimet në lokacionet e tjera në veri të vendit, duke përmendur mbetjet mortore të një personi që janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë një rigërmimi vlerësues në varrezat e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës.


lokacionegërmimegara

Më shumë nga Lajme

  • 09:46I dërgoi mesazhe ish-bashkëshortes, Policia vihet në kërkim të mërgimtarit
  • 09:41Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli i Spanjës, vlera rreth 20 mijë euro
  • 09:12Mjegull në rajonin e Ferizajt, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik
  • 08:34Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli i Spanjës, vlera rreth 20 mijë euro KK
  • 08:21Eksperti i ekonomisë: Shporta familjare në Kosovë u shtrenjtua për 78 euro në muaj