Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Spanjës.

Sipas policisë, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin.

Vlera e automjetit të sekuestruar llogaritet rreth 20 mijë euro.