Policia e Kosovës ka njoftuar se është vënë në kërkim të një personi që dyshohet për kryerjen e dy veprave penale.
Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari që jeton jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale ka dërguar mesazhe kërcënuese për ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj.
Për këtë, ai ngarkohet për veprat penale të dhunës në familje dhe të kanosjes.
“Prishtinë 08.11.2026 – NN. Është raportuar se ish-bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, i cili jeton jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale i ka dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim të policisë. Lidhur me rastin është informuar prokurori.”, thuhet në raport.