Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se ka pranuar informatë për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.
Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Plana, ka bërë të ditur se rasti është raportuar sot, rreth orës 12:00.
Sipas tij, njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është shoqëruar në stacion policor.




