Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Arrestohet në Prizren personi i dënuar me 5 vjet burgim, te një tjetër gjendet kokainë

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 16:00
Arrestohet në Prizren personi i dënuar me 5 vjet burgim, te një tjetër gjendet kokainë

Me 09.11.2026, rreth orës 11:00, patrulla policore e Stacionit Policor në Prizren, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, është informuar nga zyrtarët e inteligjencës së stacionit se një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest aktiv po lëvizte me një automjet në territorin e Prizrenit.

Menjëherë pas pranimit të informacionit lidhur me identitetin e personit dhe lokacionin e tij, patrulla policore është vënë në veprim. Brenda një kohe të shkurtër është lokalizuar dhe ndaluar automjeti i dyshuar, si dhe janë kontrolluar tre personat që ndodheshin në të.

Pas identifikimit, është konstatuar se drejtuesi i automjetit, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë. I njëjti ishte i dënuar me vendim të formës së prerë me pesë (5) vjet burgim efektiv për vepra penale që lidhen me narkotikët.

Së bashku me personin e kërkuar në automjet gjendeshin edhe dy persona të tjerë. Gjatë kontrollit, tek njëri prej tyre është gjetur dhe është sekuestruar një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 7 gramë. Personi i dyshuar, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren për procedura të mëtejshme. Ndërkaq, personi i tretë, pas verifikimeve të nevojshme, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, mbetet e përkushtuar në identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të gjithë personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër arreste aktive. Për realizimin e këtij objektivi është formuar edhe një grup i veçantë operacional (Task Forcë), i cili është i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në zbatimin e urdhër arresteve dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar.

prizrenpersonidënuar

Të ngjashme

Kapet në Prizren personi që ishte gjykuar me 5 vjet heqje lirie

Kapet në Prizren personi që ishte gjykuar me 5 vjet heqje lirie

16:03

Më shumë nga Lajme

  • 16:44Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
  • 16:37Maqedonci takon ambasadorin e Belgjikës, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
  • 16:36Kandidati i Listës Studentore: Kosova është pjesë e Serbisë
  • 16:35LVV e PDK në “diskutime intensive” për Ligjin për Specialen që u kthye në Kuvend, optimizëm se do të pajtohen për procedurën
  • 16:21Çfarë dimri na pret? Flasin meteorologët