Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, në vizitën e tij të parë pas marrjes së detyrës.

Gjatë takimit, Maqedonci e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas njoftimit, në fokus të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, përfshirë akreditimin e atasheut të mbrojtjes së Kosovës në Belgjikë dhe zbatimin e letërqëllimit të përbashkët ndërmjet dy shteteve.