Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

LVV e PDK në “diskutime intensive” për Ligjin për Specialen që u kthye në Kuvend, optimizëm se do të pajtohen për procedurën

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 16:35
LVV e PDK në “diskutime intensive” për Ligjin për Specialen që u kthye në Kuvend, optimizëm se do të pajtohen për procedurën

Presidentja Justina Shiroka Pula e ka kthyer sot zyrtarisht në Kuvend ligjin e ri për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Partia Demokratike e Kosovës kishte kërkuar zyrtarisht që Kuvendit t’i jepet mundësia që ta rishqyrtojë atë ligj.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha sot se po zhvillojnë diskutime me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri lidhur me hapat e mëtejmë.

“Ne jemi duke diskutuar me PDK-në si partia iniciuese dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri”, tha ajo në një deklarim për mediat pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku shprehu besimin se përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve parlamentare do të arrihet pajtueshmëria për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ajo tha se po zhvillojnë “diskutime intensive” me LVV-në, por edhe me subjektet tjera parlamentare. Tha se

“Gjëja më e rëndësishme është që ka pajtueshmëri për përmbajtjen e ligjit, ndërkohë që tani kemi diskutime vetëm për procedurën”, tha ajo.

Çitaku tha se protestuesit që kishin kërkuar ndryshimin e këtij ligji i siguron se PDK s’ka hequr dorë nga ajo iniciativë.

“Unë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, mijëra të rinjtë që kanë protestuar në sheshin e Prishtinës, anekënd Kosovës e në diasporë, kudo që ka shqiptarë, se Partia Demokratike e Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk kanë hequr dorë nga ligji. Përkundrazi. Ligji është tani në procedurë të rregullt parlamentare, përmbajtja është pak a shumë e dakorduar, diskutimi është thjesht për procedurën. Unë jam e bindur që, nëse vazhdojmë me vullnetin politik që kemi demonstruar ditën kur e kemi miratuar ligjin, do të gjejmë zgjidhje dhe ligji do të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ajo në një intervistë për Ekonomia Online.

Çitaku theksoi se nuk kanë “asnjë lloj dallimi për përmbajtjen e ligjit”. Tha se kanë pasur disa takime me zyrtarë të lartë të LVV-së për këtë çështje. Momentalisht, ajo tha se çështja ku dallojnë është “thjesht procedura”, por shtoi se është e bindur se do të gjejnë pajtim edhe për të.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga ligji, sikurse jemi të vetëdijshëm që miratimi i këtij ligji nuk e përmbush detyrimin që kemi si institucione për t’u dalë në mbrojtje krerëve të UÇK-së, që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Janë edhe një varg hapash që institucionet e Republikës së Kosovës, me koordinimin që po bëhet brenda grupit strategjik, do të ndërmarrin në mënyrë që e vërteta e luftës çlirimtare të triumfojë edhe në Gjykatën e Hagës”, u shpreh ajo.

Çitaku kishte deklaruar më 23 tetor se “brenda katër javësh, ligji do të rishqyrtohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara”.

“Ky është zotimi ynë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund. E kuptoj shqetësimin e atyre që e kanë mbështetur sinqerisht këtë ligj dhe i mirëpresim kritikat e bazuara. Por një gjë duhet të jetë e qartë: kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk është as tërheqje prej tij – dhe as nuk e zbehë atë. Qëndrimi ynë mbetet ai i ditës kur e propozuam dhe kur e votuam”, kishte shkruar ajo në një postim në Facebook.

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerim, Marta Kos, tha para pak ditësh gjatë prezantimit të raportit të progresit se janë në bisedime me Qeverinë e Kosovës lidhur me ligjin e ri për Specialen.

“Amendamentet në Ligjin për Specialen rrezikojnë ta minojnë çdo përparim, por tashmë jemi në dialog me Qeverinë e Kosovës sa u përket këtyre amendamenteve”, ka deklaruar ajo.

diskutimeintensiveligjin

Më shumë nga Lajme

  • 17:23Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë zjarri ndaj një zyrtari nga kolegu i tij
  • 17:20Specialja thotë se përgjatë viteve i ka ndërgjegjësuar “njerëzit që ndikohen nga proceset gjyqësore” me “informacion transparent”
  • 16:52Mbështetja italiane për Kosovën në fokus të takimit mes Shiroka Pulës dhe Antoninit
  • 16:44Zyrtare: KF Prishtina e Re transferon dy talentë nigerianë
  • 16:44Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën