Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kandidati i Listës Studentore: Kosova është pjesë e Serbisë

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 16:36
Kandidati i Listës Studentore: “Kosova është pjesë e Serbisë”

Fegja Dimoviq, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha se Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të kësaj liste, e cila e konsideron atë “pjesë përbërëse të Serbisë” dhe “shtyllë të identitetit tonë shpirtëror dhe kulturor”.

Dimoviq, së bashku me pesë kandidatë të tjerë dhe përfaqësues të lëvizjes studentore, vizituan Kosovën gjatë fundjavës.

Kjo ishte vizita e tyre e parë pas fitores në zgjedhjet në Serbi.

“Nga kjo vizitë kthehemi me forcën që do të na nevojitet për ta çliruar vendin tonë nga kthetrat e krimit të organizuar. Bashkëkombësve tanë në Kosovë u përcjellim një mesazh dashurie dhe solidariteti, me premtimin e qartë se nuk do t’i harrojmë kurrë”, shkroi Dimoviq në Facebook.

Lista Studentore ka deklaruar se, sa i përket Kosovës, do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron atë pjesë të territorit të saj, ndonëse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga shumë shtete.

Siç shihet nga fotografitë, përveç Dimoviqit, në delegacionin e Listës Studentore ishin edhe Millena Petroviq, Emillija Markoviq, Jugosllav Gashiq, nga Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut, si dhe Nemanja Karoviq.

Gjatë vizitës në Kosovë, ata u takuan vetëm me përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, njoftoi të dielën në mbrëmje Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.

Sipas njoftimit, kandidatët e Listës Studentore u takuan në Manastirin e Graçanicës me mitropolitin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, për t’u njohur nga afër me jetën e komunitetit serb dhe me sfidat me të cilat përballet Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Listës Studentore shprehën gatishmërinë që, përmes punës dhe angazhimit të tyre të ardhshëm në institucione, t’u kushtojnë vëmendje mbrojtjes së komunitetit serb, të drejtave të tij dhe objekteve të shenjta ortodokse, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me banorët serbë të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më 7 nëntor, kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, përsëriti se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, të cilën e bëri përgjegjëse për, siç tha, përkeqësimin e pozitës së serbëve në Kosovë.

Lista Serbe është partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, e cila deri më tani ka vepruar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe të ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo mban nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq të gjitha komunat me shumicë serbe në vend.

Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 25 tetor, Lista Serbe deklaroi se i “merr parasysh” rezultatet zgjedhore dhe shfaqi shpresën se bashkëpunimi institucional do të vazhdojë.

Fitorja e lëvizjes studentore i dha fund sundimit 14-vjeçar të Vuçiqit, i cili e pranoi humbjen menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

Pritet që Lista Studentore ta formojë e vetme Qeverinë e re të Serbisë.

Megjithatë, nuk dihet ende se kë do ta propozojë për kryeministër, ndërsa nuk ka paraqitur ndonjë program të qartë politik.

studentorelistëskosova

Të ngjashme

Gërxhaliu: Kosova rrezikon të humbë edhe 130 milionë euro nga Plani i Rritjes

Gërxhaliu: Kosova rrezikon të humbë edhe 130 milionë euro nga Plani i Rritjes

08:50
Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

21:48
Kosova U21 publikon listën për miqësoren e nëntorit ndaj Luksemburgut

Kosova U21 publikon listën për miqësoren e nëntorit ndaj Luksemburgut

15:53
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

13:56

Më shumë nga Lajme

  • 17:23Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë zjarri ndaj një zyrtari nga kolegu i tij
  • 17:20Specialja thotë se përgjatë viteve i ka ndërgjegjësuar “njerëzit që ndikohen nga proceset gjyqësore” me “informacion transparent”
  • 16:52Mbështetja italiane për Kosovën në fokus të takimit mes Shiroka Pulës dhe Antoninit
  • 16:44Zyrtare: KF Prishtina e Re transferon dy talentë nigerianë
  • 16:44Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën