Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, për shkak të mjegullës që ka filluar të shfaqet në disa pjesë të rajonit, duke kufizuar dukshmërinë në rrugë.
Sipas Policisë, mjegulla është më e theksuar në zonat me pozitë më të ulët gjeografike, ku kushtet atmosferike po vështirësojnë qarkullimin e automjeteve.
Për të shmangur aksidentet, Policia u rekomandon shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të përdorin dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës, si dhe të mbajnë distancë të mjaftueshme ndërmjet automjeteve.




