Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK i kërkon Deharit ta thërrasë nesër vazhdimin e seancës konstituive: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 18:37
PDK i kërkon Deharit ta thërrasë nesër vazhdimin e seancës konstituive: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar sot me kërkesë zyrtare z. Avni Dehari, në cilësinë e tij si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, që nesër, më 12 gusht 2026, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese. Megjithatë, tejkalimi i këtij afati, sipas PDK-së, nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit. Përkundrazi, obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme.

Prandaj, PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve.

Pavarësisht nëse z. Dehari e përmbush apo jo obligimin e tij për thirrjen e seancës, Grupi Parlamentar i PDK-së ka paralajmëruar se do të jetë nesër, më 12 gusht, në orën 11:00, i pranishëm në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kur përmbushet edhe 48-orëshi i dytë për vazhdimin e seancës sipas rregullores.

PDK ka ftuar edhe të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që nesër të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për të dëshmuar gatishmërinë e tyre politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin që qytetarët ua kanë dhënë

seancësnesërkonstituive

Të ngjashme

Çlirim Haziri: Sot marshojmë në Prishtinë, nga nesër vazhdojmë protestat e mbrëmjes

Çlirim Haziri: Sot marshojmë në Prishtinë, nga nesër vazhdojmë protestat e mbrëmjes

13:20
Hila paraqitet nesër në polici, kontaktohen 4 nga viktimat e identifikuara në videot intime - dy të gatshme për bashkëpunim

Hila paraqitet nesër në polici, kontaktohen 4 nga viktimat e identifikuara në videot intime - dy të gatshme për bashkëpunim

12:43
Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media

Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media

22:49
Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

18:59

Më shumë nga Lajme

  • 21:17Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë
  • 21:10Mirjeta Durmishi me mesazh në Tetorin Rozë: Mos e shtyj, kontrollohu sot
  • 21:10Pacolli pas protesës së sotme: Koha kërkon më shumë se fjalë, kërkon punë dhe vepra
  • 21:03Rama takoi Trumpin gjatë vizitës në ShBA
  • 20:41“Zëri i studentëve u bë zëri i lirisë” – Shqipe Selimi reagon pas marshit për UÇK-në