Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar në platformat e komunikimit online si kryeministri Edi Rama.
Sipas informacioneve autori, i identifikuar si shtetasi Albi Muça, i ka shkruar në “Signal” 54-vjeçarit, i cili është ndërtues, ku i ka kërkuar shumën e parave ndërkohë i ka thënë që do të dërgojë një person tjetër për t’i marrë.
“Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë”, bëri me dije Policia e Shtetit.
54-vjeçari Ardi Kollçaku e ka kuptuar që është skemë mashtrimi dhe ka bërë denoncim në polici.




