Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2026 në 11:32
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë

Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar dëme në disa objekte shkollore e sportive, hapësira publike, biznese dhe ekonomi familjare.

Për këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ekipet emergjente kanë dalë në terren që nga mbrëmja e së enjtes për të evidentuar dhe sanimin e dëmeve.

"Që nga mbrëmë e sot në orët e hershme të mëngjesit, ekipet emergjente janë në terren për të evidentuar e sanuar gjendjen pas erërave të fuqishme që përfshinë territorin e Ferizajt mbrëmë. Bashkë me drejtorin komunal të shërbimeve publike dhe emergjencë si dhe drejtorin e arsimit, dolëm në terren sot, për të parë dëmet që shkaktuan erërat e fuqishme mbrëmë", shkroi Aliu.

Ai ka njoftuar se sot, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, si dhe drejtorin e Arsimit, ka vizituar disa nga lokacionet e prekura për të parë nga afër pasojat e erërave të fuqishme.

Kryetari ka bërë të ditur se Komuna do të përgatisë një raport për dëmet e shkaktuara dhe do të kërkojë mbështetjen e nivelit qeveritar për kompensimin e subjekteve të prekura.

"Dëmet janë evidentuar në disa objekte shkollore e sportive, në hapësira publike e në biznese dhe ekonomi familjare. Komuna do të përgatisë raportin për dëmet e shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe për të njëjtën do të kërkoj edhe mbështetjen e nivelit qeveritar për të kompensuar subjektet e prekura", theksoi kryetari i Komunës, Agim Aliu.


fuqishmeerëratkryetari

Të ngjashme

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren dhe Krushë të Madhe

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren dhe Krushë të Madhe

22:36
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

10:37
Një person i lënduar nga erërat e forta mbrëmë në Kosovë, këto janë komunat më të prekura

Një person i lënduar nga erërat e forta mbrëmë në Kosovë, këto janë komunat më të prekura

08:24
Erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Ferizaj, zjarrfikësit japin detaje

Erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Ferizaj, zjarrfikësit japin detaje

07:58

Më shumë nga Lajme

  • 12:54175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma
  • 12:51Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog
  • 12:38“Qysh nuk është marak... po s’lejun”, flet vëllai i Jakup Krasniqit pas largimit të tij
  • 12:30Përfundon vizita katër-ditore, Jakup Krasniqi niset drejt aeroportit për t'u kthyer në Hagë
  • 11:55Prekëse: Momenti kur Jakup Krasniqi përshëndetet me fëmijët e tij dhe rikthehet në Hagë