Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të dëmeve që erërat e forta kanë shkaktuar në objektin e shkollës gjatë natës së kaluar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gjimnazi përmes një njoftimi, ku ka njoftuar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit se më 20 nëntor nuk do të zhvillohet procesi mësimor.
Në njoftim, drejtuesit e shkollës kanë kërkuar që askush të mos hyjë në oborrin e institucionit, për shkak të rrezikut të mundshëm.




