Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Diaspora dërgoi 7.16 miliardë euro në Kosovë, shumica për konsum e banesa – vetëm 2% për prodhim

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2026 në 13:08
Diaspora dërgoi 7.16 miliardë euro në Kosovë, shumica për konsum e banesa – vetëm 2% për prodhim

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po shfrytëzohet kapitali i diasporës, duke vlerësuar se vetëm një pjesë e vogël e remitancave po orientohet drejt biznesit, industrisë dhe prodhimit vendor.

Sipas një studimi dhe vlerësimi të AKB-së, gjatë periudhës 2021 – qershor 2026, Kosova ka pranuar gjithsej rreth 7.16 miliardë euro remitanca nga diaspora.

Megjithatë, sipas kësaj organizate, rreth 80 për qind e këtij kapitali orientohet në konsum të përditshëm, patundshmëri dhe ndërtim, ndërsa vetëm 2 për qind në biznes, industri dhe prodhim. Pjesa tjetër, rreth 18 për qind, shkon në destinime të tjera.

Nëse kjo strukturë orientimi zbatohet në mënyrë ilustruese mbi shumën e përgjithshme të remitancave, atëherë rreth 5.73 miliardë euro janë orientuar në konsum, patundshmëri dhe ndërtim, ndërsa vetëm rreth 143 milionë euro në biznes dhe prodhim.

Sipas të dhënave të prezantuara nga AKB-ja, remitancat kanë shënuar rritje ndër vite. Në vitin 2021, Kosova pranoi 1.15 miliardë euro, në vitin 2022 rreth 1.22 miliardë, në vitin 2023 rreth 1.33 miliardë, ndërsa në vitin 2024 rreth 1.35 miliardë euro.

Në vitin 2025, remitancat arritën në 1.4 miliardë euro, ndërsa vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026 u pranuan rreth 690.7 milionë euro.

AKB vlerëson se, pavarësisht këtij potenciali financiar, kapitali i diasporës nuk po shfrytëzohet mjaftueshëm për krijimin e ndërmarrjeve prodhuese, hapjen e fabrikave, zhvillimin e industrisë dhe rritjen e eksporteve.

Kjo organizatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës hartimin e një strategjie të veçantë për orientimin e investimeve të diasporës drejt industrisë, prodhimit vendor, teknologjisë dhe eksportit.

Sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, institucionet duhet të krijojnë kushte më të favorshme për investime, përfshirë sigurinë juridike, lehtësirat fiskale dhe politika konkrete për mbështetjen e bizneseve.

Në fund, Shahini ka theksuar se Kosovës nuk i duhen vetëm remitanca për konsum, por investime që krijojnë fabrika, vende pune dhe rrisin eksportin.

miliardëeurorreth

Të ngjashme

Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

13:07
Dënim i rëndë për Kosovën nga UEFA, FFK-ja gjobitet me mbi 42 mijë euro

Dënim i rëndë për Kosovën nga UEFA, FFK-ja gjobitet me mbi 42 mijë euro

21:20
KRM “Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në publik

KRM “Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në publik

10:15
Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë

Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë

09:15

Më shumë nga Lajme

  • 13:09“Më mirë të anulohen lojërat sesa të shohin mbeturinat”, Rama i përgjigjet qytetarit: Nuk i shohin se s’ka rrymë
  • 12:31Prishtina letër deputetëve të Kuvendit për zhbllokimin e projektit për mbeturinat: Hekuran Murati s’po nënshkruan
  • 12:18Një muaj paraburgim për Rrahman Hotin, Gjykata zbulon detaje si ndodhi ngjarja në Suharekë
  • 12:10Komisioni për vrasjen e Arlinda Zekajt – Kica-Xhelili kërkon të ftohen Kurti dhe Murati për intervistim
  • 12:08Hoti: Ndërprerja e energjisë në Kuvend tregon ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve