Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Prishtina letër deputetëve të Kuvendit për zhbllokimin e projektit për mbeturinat: Hekuran Murati s’po nënshkruan

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2026 në 12:31
Prishtina letër deputetëve të Kuvendit për zhbllokimin e projektit për mbeturinat: Hekuran Murati s’po nënshkruan

Komuna e Prishtinës u është drejtuar zyrtarisht deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar angazhimin e tyre institucional për zhbllokimin e një projekti në vlerë prej 74.1 milionë eurosh, që synon modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Prishtinës.

Drejtoresha e Komunës nga radhët PDK’së, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se projekti, i cili prek rreth 450 mijë qytetarë, vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjes së kredisë nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Sipas saj, përgatitjet për këtë projekt kanë nisur që nga viti 2023, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, KRM “Pastrimi”, Ministrinë e Financave dhe bankën gjermane KfW.

Projekti parasheh blerjen e rreth 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve, si dhe modernizimin e shërbimit të pastrimit dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Prishtinës.

Ajo ka treguar se Qeveria e Kosovës e kishte miratuar në parim nismën për marrëveshjen e kredisë më 18 dhjetor 2024, por marrëveshja ende nuk është nënshkruar nga ministri Hekuran Murati.

Komuna e konsideron bllokadën të motivuar nga inatet politike, duke vlerësuar se pasojat e saj po i bartin drejtpërdrejt qytetarët e Prishtinës.

Për këtë arsye, Komuna ka përgatitur letra zyrtare që do t’ua dorëzojë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që të përdorin mekanizmat parlamentarë për të kërkuar sqarime nga Ministria e Financave dhe për të ndërmarrë hapa konkretë drejt zhbllokimit të projektit.

Letrave u janë bashkëngjitur edhe tri dokumente: dokumentacioni i KfW-së lidhur me projektin dhe financimin e tij, vendimi i Qeverisë i 18 dhjetorit 2024 për miratimin në parim të nismës për marrëveshjen e kredisë, si dhe letra e përbashkët e Komunës së Prishtinës, KRM “Pastrimi” dhe KfW-së, e datës 15 maj 2026, drejtuar Ministrisë së Financave për përshpejtimin e procedurave dhe finalizimin e marrëveshjes.

Komuna ka theksuar se nuk po kërkon nga deputetët të mbajnë anë politike, por të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre institucionale dhe të kërkojnë llogaridhënie nga Qeveria.

“Ministria e Financave duhet të japë përgjigje të qarta: Pse nuk po nënshkruhet marrëveshja dhe kur do t’i hapet rruga këtij investimi?”, ka deklaruar Musmurati.

deputetëvekuvendithekuran

Më shumë nga Lajme

  • 12:10Komisioni për vrasjen e Arlinda Zekajt – Kica-Xhelili kërkon të ftohen Kurti dhe Murati për intervistim
  • 12:08Hoti: Ndërprerja e energjisë në Kuvend tregon ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve
  • 11:32Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
  • 11:04Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Synohet kalimi nga “faza e rritjes në atë të transformimit ekonomik”
  • 11:03Rasti i Arlindës, deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet