Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rasti i Arlindës, deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2026 në 11:03
Rasti i Arlindës, deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet

Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albulena Muja Bajraktarin, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Por, gjatë seancës, përveç pyetjeve drejtuar Bajraktarit, pati edhe debat mes anëtarëve të komisionit.

Përplasja nisi pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, përfundoi pyetjet e tij për drejtoreshën.

Ai u kundërshtua nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, e cila e kritikoi për mënyrën e formulimit të pyetjeve dhe kërkoi që ato të jenë në përputhje me kompetencat ligjore të personit që po intervistohet.

“ Nuk jam kundër çfarëdo pyetjeje që bëni, por të paktën t’i njohim ligjet e Kosovës dhe t’i bëjmë pyetjet në përputhje me ligjet. Nuk kemi për ta nxjerrë thelbin e dëshmisë nëse bëjmë pyetje për çështje që nuk janë në kompetencën e personave që kemi përpara. Mirë është t’i njohim ligjet”, deklaroi Kica Xhelili.

Në këtë diskutim u përfshi edhe deputetja Adelina Tërshani, e cila kundërshtoi qëndrimin e Doarsa Kica Xhelilit.

Intervistimi i Bajraktarit po vazhdon.

pyetjetrastiarlindës

Të ngjashme

Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit

Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit

13:33
Rasti i Arlinda Zekajt zbulon mangësi në QPS-në e Pejës, Kelmendi pranon mungesën e planit individual dhe të vlerësimit të punës

Rasti i Arlinda Zekajt zbulon mangësi në QPS-në e Pejës, Kelmendi pranon mungesën e planit individual dhe të vlerësimit të punës

12:50
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj

09:32

Më shumë nga Lajme

  • 12:38“Qysh nuk është marak... po s’lejun”, flet vëllai i Jakup Krasniqit pas largimit të tij
  • 12:30Përfundon vizita katër-ditore, Jakup Krasniqi niset drejt aeroportit për t'u kthyer në Hagë
  • 11:55Prekëse: Momenti kur Jakup Krasniqi përshëndetet me fëmijët e tij dhe rikthehet në Hagë
  • 11:38Balla poston videon e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë
  • 11:29E rëndë në Istog: Gjendet i vdekur një person në fermën e peshqve ku punonte