Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur intervistimin e Samka Drançollit, zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës.
Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, është duke i përcjellur nga afër zhvillimet e punimeve të këtij komisioni.
Gjatë intervistimit, Drançolli ka deklaruar se rasti i Arlindës ishte diskutuar njësoj si rastet e tjera, pa pasur ndonjë rekomandim të veçantë nga ana e saj apo e ndonjë anëtari tjetër të mekanizmit.
“Rasti i Arlindës është diskutuar sikur rastet e tjera, pa ndonjë rekomandim që është dashur ta bëj unë ose ndonjë anëtar tjetër i mekanizmit”, deklaroi ajo.