Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Beton e çimento jashtë standardeve, Inspektorati shqipton gjoba ndaj kompanive në vlerë prej 98 mijë euro

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2026 në 13:12
Beton e çimento jashtë standardeve, Inspektorati shqipton gjoba ndaj kompanive në vlerë prej 98 mijë euro

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka shqiptuar 26 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 98 mijë eurosh, pas inspektimeve të realizuara për kontrollin e cilësisë së produkteve të ndërtimit që vendosen në tregun e Kosovës.

Sipas njoftimit të IQMT-së, janë realizuar gjithsej 54 inspektime lidhur me betonin e gatshëm, çimenton dhe elementet e betonit, në kuadër të zbatimit të Ligjit për Produktet e Ndërtimit dhe udhëzimeve administrative përkatëse.

Gjatë këtyre inspektimeve janë marrë mostra të produkteve, të cilat më pas janë testuar në laboratorë të akredituar.

Nga rezultatet laboratorike dhe kontrollet e kryera është konstatuar se 26 mostra nuk i kanë përmbushur kërkesat teknike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Si rezultat i këtyre shkeljeve, IQMT ka shqiptuar 26 gjoba, në vlerë të përgjithshme prej 98 mijë eurosh.

Inspektorati ka theksuar se mbikëqyrja e produkteve të ndërtimit është e rëndësishme për garantimin e cilësisë dhe sigurisë, mbrojtjen e konsumatorëve dhe parandalimin e tregtimit të produkteve që nuk përmbushin standardet e kërkuara.

inspektoratigjobavlerë

Të ngjashme

Inspektorati i Punës apelon për kujdes nga erërat e forta, "punëdhënësit të shtojnë masat e sigurisë"

Inspektorati i Punës apelon për kujdes nga erërat e forta, "punëdhënësit të shtojnë masat e sigurisë"

22:29
Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

19:56

Më shumë nga Lajme

  • 13:33Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit
  • 13:09“Më mirë të anulohen lojërat sesa të shohin mbeturinat”, Rama i përgjigjet qytetarit: Nuk i shohin se s’ka rrymë
  • 13:08Diaspora dërgoi 7.16 miliardë euro në Kosovë, shumica për konsum e banesa – vetëm 2% për prodhim
  • 13:07Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro
  • 12:31Prishtina letër deputetëve të Kuvendit për zhbllokimin e projektit për mbeturinat: Hekuran Murati s’po nënshkruan