Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.
Rasti ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e viktimës, mashkull i moshës madhore, e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast si “Hetim i vdekjes”.
“Sot, më 21.11.2026, rreth orës 07:00, është gjetur një person pa vetëdije në vendin e tij të punës në Istog, në një fermë për kultivimin e peshqëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull i moshës madhore”, ka thënë Elezaj.



