Një person i gjinisë mashkullore ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Suharekë.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi se rasti është raportuar rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
I plagosuri, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.


