Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 16:40
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publikuar në faqen zyrtare, kanë njoftuar se kanë lejuar një familjar të një viktime që të vazhdojë pjesëmarrjen e tij në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Vendimi është marrë më 6 nëntor 2026 nga Paneli Gjyqësor II, pas kërkesës së avokatit të viktimave, Simon Laws, i cili kishte njoftuar Gjykatën se një person i pranuar si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces kishte vdekur.Viktima, e identifikuar në dokumentet gjyqësore me kodin V260/06, ishte pranuar si pjesëmarrëse në proces më 15 shkurt 2023.

Pas vdekjes së tij, më 2 tetor 2026, avokati i viktimave kërkoi që një familjar i tij të lejohej të vazhdonte pjesëmarrjen në procedurë.

Për ta mbështetur kërkesën, avokati kishte dorëzuar në Gjykatë certifikatën e vdekjes së viktimës dhe dokumentacionin që dëshmonte lidhjen familjare me personin që kërkonte të vazhdonte pjesëmarrjen.

Paneli Gjyqësor konstatoi se ishin plotësuar kushtet për aprovimin e kërkesës, përkatësisht ishte dëshmuar vdekja e viktimës dhe lidhja e afërt familjare me personin që do të vazhdojë pjesëmarrjen në proces.Në arsyetimin e vendimit, Gjykata theksoi se, ndonëse Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Rregullorja e Procedurës dhe Provave nuk e rregullojnë shprehimisht vazhdimin e pjesëmarrjes së viktimave pas vdekjes së tyre, të drejtat e tyre pjesëmarrëse mund të shtrihen edhe te trashëgimtarët.

Sipas Gjykatës, kjo është e nevojshme për të garantuar efektivitetin e së drejtës së viktimave për njohjen e dëmit që kanë pësuar.Gjykata vendosi gjithashtu që familjari të përfitojë masa mbrojtëse, duke urdhëruar që identiteti dhe të dhënat e tij personale të mos u zbulohen palëve në proces dhe publikut.

Për këtë qëllim, familjari do të identifikohet me pseudonimin V260A/06 në dokumentet dhe procedurat gjyqësore.Në dispozitivin e vendimit, Paneli Gjyqësor II aprovoi kërkesën e avokatit të viktimave, lejoi vazhdimin e pjesëmarrjes në emër të viktimës së ndjerë dhe urdhëroi ruajtjen e anonimitetit të familjarit.

viktimësvazhdojëperson

Të ngjashme

Të shtëna në Suharekë, një person dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë

Të shtëna në Suharekë, një person dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë

12:51
Vdes një person në QKUK, dyshohet se konsumoi barna ose substanca të tjera

Vdes një person në QKUK, dyshohet se konsumoi barna ose substanca të tjera

10:19

Më shumë nga Lajme

  • 17:54Drejtoresha e QPS-së në Pejë pranon se në rastin e Arlinda Zekajt mungonte plani individual: Kështu kanë punuar
  • 17:35Deliu-Kodra reagon ashpër pas vrasjes në Suharekë: Si mundet një vrasës i dënuar në Zvicër të pajiset me armë me leje në Kosovë?
  • 17:29Vrasja e Arlindës, Muhaxheri nis dëshminë: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
  • 17:27Nën thirrjet "UÇK, UÇK", qytetarët e përshendesin Jakup Krasniqin teksa largohet nga shtëpia e tij
  • 16:42Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë, largohet nën përcjelljen e policisë