Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2026 në 09:15
Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë

Me përfundimin e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, janë përcaktuar edhe vazot për shortin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro 2028”, ku Kosova dhe Shqipëria do të jenë pjesë e së njëjtës vazo.

Të dyja kombëtaret janë pozicionuar në Vazon e tretë, çka nënkupton se “Dardanët” dhe “Kuqezinjtë” nuk mund të përballen mes vete në fazën kualifikuese të këtij kampionati.

Shorti do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës së Veriut. Në të do të marrin pjesë 54 kombëtare, të cilat do të ndahen në 12 grupe: gjashtë grupe me nga katër ekipe (A–F) dhe gjashtë të tjera me nga pesë ekipe (G–L).

Përveç pamundësisë për t’u përballur me Shqipërinë, Kosova do të ketë edhe kufizime të tjera në short. Sipas rregullave të UEFA-s për arsye politike, përfaqësuesja kosovare nuk mund të vendoset në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, të cilat janë pjesë e Vazës së dytë.

Kufizime të tilla vlejnë edhe për çiftet Spanjë–Gjibraltar, Armeni–Azerbajxhan dhe Ukrainë–Bjellorusi.

Sa i përket kualifikimit, 12 fituesit e grupeve dhe tetë ekipet më të mira që përfundojnë në vendin e dytë do të sigurojnë pjesëmarrjen direkte në “Euro 2028”. Biletat e mbetura do të përcaktohen përmes ndeshjeve të “play-off”-it, të cilat zhvillohen në mars të vitit 2028.

Ndarja e plotë e vazove për shortin e Euro 2028:

Vazoja 1: Anglia, Portugalia, Franca, Gjermania, Spanja, Belgjika, Holanda, Norvegjia, Greqia, Italia, Danimarka, Kroacia.

Vazoja 2: Uellsi, Serbia, Turqia, Çekia, Zvicra, Suedia, Austria, Irlanda e Veriut, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Republika e Irlandës.

Vazoja 3: Ukraina, Skocia, Kosova, Polonia, Izraeli, Rumania, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Islanda, Sllovakia.

Vazoja 4: Estonia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qiproja, Finlanda, Moldavia, Armenia, Bullgaria, Kazakistani, Luksemburgu, Letonia, San Marino.

Vazoja 5: Malta, Azerbajxhani, Lituania, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni.

Ndeshjet e para kualifikuese për grupet me pesë kombëtare do të zhvillohen në mars të vitit 2027, ndërsa ato për grupet me katër ekipe do të luhen nga shtatori deri në nëntor të po atij viti.

2028eurovazot

Të ngjashme

Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj, ja sa u rritën të hyrat

Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj, ja sa u rritën të hyrat

10:12

Më shumë nga Sport

  • 23:46Foda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte
  • 23:17Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
  • 22:46Kosova mposhtet në Irlandë, mbetet sërish në Ligën B
  • 21:08Hajrizi përjashtohet me karton të kuq në Dublin, Kosova mbetet me një lojtar më pak
  • 20:20Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës