IDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka thënë se pret që nesër të vazhdohet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka mbetur pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.
Lushtaku ka thënë se ende nuk ka njoftim zyrtar për vazhdimin e seancës, por sipas dakordimit të mëhershëm mes deputetëve, ajo pritet të mbahet nesër, në orën 09:00 ose 10:00, varësisht nga marrëveshja për orarin.
Ai ka theksuar se PDK-ja synon që fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, e më pas të procedohet me një iniciativë të re ligjore për ndryshime, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Ne kemi një njoftim zyrtar për seancën e rregullt, ndërsa për vazhdimin e seancës ende nuk kemi ndonjë informacion, por me atë që jemi dakorduar më herët, vazhdimi i seancës do të ndodhë dhe besojmë që ajo do të ndodhë nesër në ora 09:00 apo 10:00, në çfarëdo ore që dakordojmë ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës.




