Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka deklaruar se ka bindjen që ligji për Gjykatën Speciale do të përfundojë nesër, duke theksuar se më pas mund të nisë procesi i plotësim-ndryshimit të tij.

Rama tha se, nëse paraqitet nevoja, janë të gatshëm që ligjin ta ndryshojnë sërish, edhe pas plotësim-ndryshimeve.

“E kam bindjen personale që nesër përfundon ky ligj, votohet, që sa më parë të fillojmë plotësim-ndryshimin. Edhe pas dy ditësh, nëse është kërkesë dhe nevojë për t’i dalë në ndihmë procesit, prapë jemi të gatshëm ta ndryshojmë”, ka deklaruar Rama në T7.