Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama: Shqipëria e Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2026 në 08:02
Rama: Shqipëria e Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur një përfaqësi të gjerë të sipërmarrjes japoneze, në një takim ku është diskutuar potenciali i bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve strategjike mes dy vendeve.

Në qendër të bisedimeve ka qenë projekti i hekurudhës Durrës–Prishtinë, për të cilin Shqipëria dhe Kosova kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur përfshirjen e Japonisë.

Gjatë takimit, kryeministri Rama ka nënvizuar rëndësinë e këtij projekti infrastrukturor jo vetëm për lidhjen rajonale, por edhe për dimensionin e sigurisë.

“Së bashku me kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore. Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100% për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s. Ky mund të jetë një investim shumë interesant”, tha Rama.

Projekti i hekurudhës Durrës–Prishtinë konsiderohet strategjik për lidhjen e Shqipërisë dhe Kosovës me rrjetin hekurudhor të Europës Qendrore përmes Nishit, gjë për të cilën Rama tha se së bashku me Kosovën, “jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt.”

“Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt,” deklaroi më tej kryeministri Rama./rtsh

ramahekurudhësdurrës

Të ngjashme

Rama thirrje kryeministrit: Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve

Rama thirrje kryeministrit: Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve

19:25
Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

18:13
Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës

Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës

20:18
Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

15:36

Më shumë nga Lajme

  • 08:01Parashikimi i motit për ditën e sotme, maksimalet deri në 16 gradë
  • 08:00Putini mbërrin në Shenzhen: Bisedime historike me Trumpin dhe Xi Jinpingun e presin në Kinë
  • 08:00Nufi: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO
  • 07:57Rasti i Arlinda Zekajt, sot intervistohen pesë dëshmitarë para deputetëve, mes tyre kryetari i Pejës
  • 23:16Ahmeti: PDK-ja nuk veproi kokë më vete për tërheqjen e ligjit, mendoj se kërkesa erdhi nga Haga