Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka takuar përfaqësuesit e banorëve të Ulpianës, me të cilët ka diskutuar për propozimet e tyre lidhur me projektin “Ulpiana 2030 Legacy”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se së bashku me drejtorin e Planifikimit ka pritur përfaqësuesit e banorëve të Ulpianës, me të cilët ka diskutuar për propozimet e tyre.

“U dakorduam që në takimin e radhës t’i konkretizojmë bashkë propozimet dhe t’i harmonizojmë me planin arkitektonik”, ka shkruar Rama.