Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

AUV tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, analizat në Austri konfirmojnë tejkalimin e aflatoksinës

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2026 në 20:08
AUV tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, analizat në Austri konfirmojnë tejkalimin e aflatoksinës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie të qumështit VITA UHT 3.2%, pasi sipas AUV-it analizat laboratorike në Kosovë dhe Austri kanë konfirmuar tejkalimin e nivelit maksimal të lejuar të aflatoksinës M1.

Sipas njoftimit të AUV-së, bëhet fjalë për qumështin e prodhuar nga kompania ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA), në paketim prej një litri, me datë prodhimi 18 korrik 2026 dhe afat përdorimi deri më 18 janar 2027.

Analizat e kryera në Institutin për Sigurinë e Ushqimit në Linz të Austrisë kanë konstatuar përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 mikrogramë për kilogram, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.050 mikrogramë për kilogram.

Ky rezultat përputhet me analizat e mëhershme të Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, i cili kishte konstatuar tejkalim të nivelit të lejuar në tri mostra të qumështit VITA 3.2%.

AUV u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e konsumojnë këtë seri të produktit dhe ta kthejnë atë në pikën e shitjes ku e kanë blerë.

Megjithatë, Agjencia ka bërë të ditur se tërheqja nga tregu, në këtë fazë, vlen vetëm për serinë e identifikuar, ndërsa produktet dhe seritë e tjera të prodhuesit nuk janë përfshirë në këtë masë.

AUV ka bërë të ditur se do të vazhdojë verifikimet në seritë e tjera të prodhimit, duke përfshirë kontrollin e qumështit të papërpunuar, furnizimit, sistemit të vetëkontrollit të kompanisë dhe ushqimit të kafshëve, për të identifikuar burimin e mundshëm të kontaminimit.

Aflatoksina M1 është substancë toksike që mund të kalojë në qumësht përmes ushqimit të kontaminuar të kafshëve. Ekspozimi afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Ndërkohë, AUV ka paralajmëruar se masat e mëtejshme administrative dhe ligjore ndaj kompanisë do të përcaktohen pas përfundimit të verifikimeve dhe kontrolleve shtesë.

qumështitvitaanalizat

Më shumë nga Lajme

  • 20:20Shala i bindur: Thaçi nesër nuk dënohet
  • 20:18Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës
  • 20:17Bajrami për skandalin me këngën nacionaliste në Bruksel: Përgjegjësia i bie KE’së, krerët e institucioneve tona s’e thanë asnjë fjalë
  • 20:12Aksidenti i rëndë në autostradë, identifikohet viktima, Shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë
  • 20:02Policia rrethon zonën ku ndodhi grabitja në Gjakovë