Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është deklaruar për siç e ka quajtur skandalin në Forumin e Zgjerimit të BE-së, ku shteti ynë as nuk ishte i ftuar dhe u interpretua melodia e një kënge nacionaliste serbe që pretendon se Kosova është e Serbisë. “Një skandal i tillë nuk duhet të kalojë si një gabim i vogël teknik”, është shprehur Bajrami.
“Përgjegjësia bie mbi organizatorët dhe Komisionin Evropian. Në një forum ku flitet për të ardhmen evropiane të rajonit, përmbajtje të tilla duhet të jenë të papranushme. Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë sqarim, kërkimfalje dhe garanci se kjo nuk do të përsëritet kurrë më”, është shprehur Bajrami.
Ajo i ka ftuar edhe institucionet tona që të mos heshtin karshi këtij skandali, duke thënë se “ne kërkojmë përgjigje”.
Postimi i saj i plotë:
𝐄 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐬𝐡𝐦𝐞!




