Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lulaj.
Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Lulaj, ndërsa ka mbetur i plagosur Thanas Poçaj i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.


