Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aksidenti tragjik në Shqipëri, vdes “Mjeshtri i Madh” i ansamblit Mirdita

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2026 në 22:22
Aksidenti tragjik në Shqipëri, vdes “Mjeshtri i Madh” i ansamblit Mirdita

65-vjeçari Paulin Filopati, është viktima e aksidentit automobilistik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, që ndodhi këtë të shtunë.

Ai ishte një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike mirditore. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik, ku Filopati ishte vlerësuar për kontributin e tij ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e muzikës e folklorit tradicional.

Ai ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita, me titullin “Mjeshtër i Madh”, si dhe artist i Grupit Kthella, shkruan TCH.

Paulin Filopati ishte gjithashtu njëri prej tre vëllezërve Filopati, së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të cilët janë të njohur për kontributin e tyre në muzikën dhe traditën popullore mirditore.

Kujtimi i Paulin Filopatit do të mbetet i lidhur me këngën, muzikën dhe trashëgiminë folklorike të Mirditës.

“Na le dhimbje mbi trup e shpirt, artisti ynë i dashur, shpirtbardhë dhe i qeshur, Paulin Filopati!… Pas një aksidenti tragjik, ka gjetur vdekjen Paulin Filopati nga Kodër Rrësheni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër Fushë-Krujë-Thumanë. Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht nuk është lënduar.

Është një humbje e rëndë për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e artistëve të Mirditës. Familja bën me dije se ceremonia mortore bëhet te Katedralja e Rrëshenit. Varrimi ditën e hënë, më datë 16 nëntor 2026, ora 12:00, te varrezat e Kodër Rrëshenit”,njofton miku i tij Gjergj Marku.

filopatipaulinaksidenti

Më shumë nga Lajme

  • 22:24Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane
  • 22:20Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë
  • 21:51OVL-UÇK kërkon reagimin e Prokurorisë pas thirrjeve për eliminimin politik të ish-krerëve të UÇK-së
  • 21:47Vdes vëllai i deputetit kosovar
  • 21:47Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit