Boksieri shqiptar, Drilon Rama shënoi fitoren e 8 në karrierën e tij në boksin profesionist këtë të shtunë ndaj rivalit gjerman Aro Schawartz.
Triumfi i Ramës erdhi pas vendimit unanim të gjyqtarëve.
Pas fitores së merituar, Rama së bashku me familje kanë zgjedhur restorantin shqiptar në Shtutgart “Diamanti” për të darkuar.
E falenderues ndaj kësaj vizite është shprehur, bashkëkombësi i tij dhe gastronomi i njohur në Gjermani, Istref Hulaj.
“Pas një lufte spektakolare, Drilon Rama, i cili na bëri krenarë të gjithëve me paraqitjen e tij fantastike të shtunën në Stuttgart, zgjodhi restorantin tonë për të festuar fitoren e merituar së bashku me familjen e tij!
Faleminderit për besimin dhe vizitën, kampion! Ishte kënaqësi t’ju kishim mysafirë!”, ka shkruar pronari i restorantit, Istref Hulaj.

“Showdown for Legacy V”, ishte eventi i mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë, ndërsa Drilon Rama ende nuk e njeh humbjen në karrierë si boksier, 8 fitore në 8 përballje.