Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë takim si një kënaqësi të veçantë, duke shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë.




