Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Kryeqyteti ka mbështetur organizimin bamirës të realizuar nga organizata “Tip 1 omël”, me rastin e Ditës Botërore të Diabetit.

Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar punën e organizatës dhe bashkëpunimin në mbështetje të kësaj kauze, duke theksuar se Kryeqyteti do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve dhe iniciativave që promovojnë solidaritetin dhe mbështetjen për komunitetin.