Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama akuzon Qeverinë për sabotimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena, uroj të reflektojnë

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 08:08
Rama akuzon Qeverinë për sabotimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena, uroj të reflektojnë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës duke e akuzuar për mungesë të mbështetjes financiare, zvarritje të projekteve madhore dhe bllokim të zhvillimit të kryeqytetit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rama potencoi se Prishtina përmes qytetarëve dhe bizneseve të saj kontribuon me të paktën 2.1 miliardë euro në buxhetin e shtetit, ndërsa nga niveli qendror merr vetëm 161 milionë euro, prej të cilave pothuajse gjysma shpenzohen për paga.

“Po, unë i kam bërë thirrje qeverisë që të mendojnë për kryeqytetin, sepse kryeqyteti e paguan gjysmën e buxhetit të gjithë shtetit. Pra, nëse buxheti i shtetit është 4.3 miliardë, Prishtina me qytetarët e vet, me bizneset e veta i paguan nivelit qendror 2.1 miliardë së paku. 2.1 miliardë. Derisa merr prapa 161 milionë, ku gati thuajse gjysma e tyre janë rroga”, tha Rama.

Përveç ndarjeve buxhetore, Rama ka ngritur shqetësime edhe për fatin e Unazës së Kryeqytetit, një projekt që sipas tij po pengohet prej më shumë se katër vjetësh.

Ai ka theksuar se ndërtimi i kësaj unaze nuk është vetëm në interes të Prishtinës, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që qarkullojnë nëpër kryeqytet.

“E po ashtu, nuk mendohet pra e dini që ne kemi kërkuar për unazën me ndërtu unazën e kryeqytetit tash po thuajse më shumë se katër vite, sepse është për të mirën jo vetëm të kryeqytetit, por të gjithë Kosovës. E kanë bllokuar këtë proces, e tash pas katër vjete po thonë që e kanë buxhetuar”, potencoi ai.

Tutje, Rama ka rikujtuar se në vitin 2021 sipas analizës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), kostoja e ndërtimit të Unazës ishte vlerësuar në 206 milionë euro.

Megjithatë, sipas tij shumat e ndara nga Qeveria ndër vite kanë qenë dukshëm më të ulëta se vlera e nevojshme për realizimin e projektit.

“Pra, në vitin 2021 buxheti, i cili është analizuar prej EBRD-së, prej Bankës për Zhvillimore Evropiane, ka qenë 206 milionë për me e ndërtuar unazën. Sa i ka ndarë qeveria? 1 milionë vitin e parë, 10 të dytin, 50 të tretin. Pra total 61 milionë”, është shprehur Rama.

Ai ka kërkuar që për këtë projekt të sigurohen së paku 206 milionë euro, duke theksuar se kostoja aktuale mund të jetë edhe më e lartë për shkak të rritjes së çmimeve.

Sipas tij, Unaza e Kryeqytetit duhet të ndërtohet brenda 24 muajsh, ose më së shumti brenda tre vjetësh.

“Unaza duhet me u ndërtu për dy vjet, për 24 muaj, ose mbase së shumti që për tre vjet. Pra duhet me u ndarë së paku 206 milionë që është paraparë qysh në vitin 2021. E duke pasur parasysh që kanë lëvizur çmimet, atëherë duhet me qenë edhe më shumë se 206 milionë”, shtoi.

Kreu i Prishtinës ka vazhduar me akuza ndaj nivelit qendror, duke pretenduar se vonesat në realizimin e projekteve infrastrukturore po e dëmtojnë zhvillimin e kryeqytetit.

Rama ka akuzuar Qeverinë se po u premton qytetarëve investime, ndërkohë që po pengon realizimin e tyre.

“Pra, qeveria për fat të keq iu qet hi qytetarëve të kryeqytetit, vazhdon me gënjeshtra, vazhdon me sabotazh ndaj kryeqytetit, mirëpo kjo tash po shihet. Po them, ne si kryeqytet po vazhdojmë me projekte madhore, derisa ata po vazhdojnë me sabotazh, me bllokada edhe me rrena”, potencoi ai.

Pavarësisht kritikave, Rama u ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të reflektojnë dhe të bashkëpunojnë me Komunën e Prishtinës për realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

“Uroj që të reflektojnë, faktikisht i ftoj që të reflektojnë e të bashkëpunojnë”, tha Rama për EO.

Ai ka shprehur pakënaqësi edhe për projektin e Operës, duke kundërshtuar mënyrën se si institucionet qendrore po planifikojnë zhvillimet në hapësirën që lidh Pallatin e Rinisë me lagjen Arbëria.

Sipas Ramës, Komuna më herët ishte penguar të zhvillonte projekte në atë zonë me arsyetimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ndërsa tani po planifikohet ndërtimi i një objekti të madh.

“Keni parë edhe projektin e tyre me Operan, për shembull, që totalisht e injorojnë këtë platformën e cila i lidh pallatin e rinisë së bashku me Arbërinë. Pra, deri tash në emër të kinse trashëgimisë kulturore neve na kanë bllokuar, e tash po bëj ka me u ndërtuar atje një ndërtesë super e madhe e gjë që nuk i vijnë kryeqytetit asgjë, sepse e kemi sallën koncertale”, shtoi Rama.

Rama ka theksuar se projektet e mëdha duhet të planifikohen në bashkëpunim ndërmjet institucioneve, në mënyrë që fondet publike të shfrytëzohen për nevojat e qytetarëve dhe jo për përplasje politike.

Në fund, Rama ka deklaruar se pasojat e bllokimit të projekteve nuk i bart ai personalisht, por qytetarët e Prishtinës, veçanërisht të rinjtë.

“Ne kemi diskutuar dhe kemi thënë, eja të bashkëbisedojmë sepse këto, gjithë këto zhvillime duhet me u bashkërendit, me u bashkëbiseduar për të mirën e qytetarëve, jo për inate me harxhuar fonde të buxhetit të qytetarëve të cilët paguajnë taksa, pra me i çuar kot, me i çuar poshtë edhe me i shfrytëzuar për bllokada, pra kundër qytetarëve faktikisht, se mua s’më bëjnë kurgjo. Qytetarët, rininë tonë, të ardhmen tonë po e bllokojnë e po e sabotojnë, jo Përparim Ramën”, ka përfunduar ai.

ramaprishtinëskryeqytetit

Të ngjashme

Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush s’më mban peng

Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush s’më mban peng

18:32
Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

13:59
Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë nuk është punonjës i komunës

Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë nuk është punonjës i komunës

13:24
Rama nis përgatitjet për festat e fundvitit, thotë se sheshi “Xhorxh Bush” do të ishte përfunduar pa bllokadat e Qeverisë

Rama nis përgatitjet për festat e fundvitit, thotë se sheshi “Xhorxh Bush” do të ishte përfunduar pa bllokadat e Qeverisë

10:22

Më shumë nga Lajme

  • 08:33Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet
  • 08:32Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE
  • 08:12Punime në rrjet të dielën sipas njoftimit të KEDS!
  • 08:09SBASHK-u me kërkesa për kontratën e re: Shujta e mëngjesit mbi 2 euro, tri paga në pensionim, paga jubilare
  • 07:55Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë