Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 08:32
Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

Diku rreth 12 orë, të premten, zgjati seanca e Kuvendit të Kosovës.

Por, në momentin kur erdhi koha që të kalohej te ky hap për ligjin për Specialen, nuk pati kuorum, andaj edhe seanca u ndërpre.

Mbetet të ketë një diskutim mes shefave të grupeve parlamentare për të parë se kur do të ketë seancë të re.

Megjithatë, duket se të zgjedhurve të popullit, “frikën” për këtë ligj që të votohet në Kuvend, ua solli faktori ndërkombëtar.

“Natyrisht se do të ketë masa, sepse i kanë paralajmëruar. Gabimi është që nuk kemi marrë hapa për të lobuar te secili shtet që është sponsorizues i gjykatës”, tha analisti Jeton Kelmendi.

Sipas Kelmendit, problem mbetet interesimi i vetë deputetëve për të ditur se çka sjell ligji, megjithatë ajo çka ndodh është vetëm pritja e urdhrit nga lart

“Në Kuvend shumica e deputetëve nuk e dinë për çfarë votojnë, gjithçka lidhet me urdhrin nga lart i partisë, kur vjen ai, atëherë votohet”, theksoi Kelmendi.

Ndërkaq, njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se duhet të ketë disa ndërhyrje në ligjin aktual, pasi duhet të jetë në harmonizim të plotë me kushtetutën.

“Nevoja dhe domosdoshmëria është që të bëhen disa ndërhyrje, ashtu që të jetë në harmoni me të gjitha amendamentet përkatëse kushtetuese, dhe mendoj që subjektet politike duhet të angazhohen në një proces të mirëfilltë konsultimi”, deklaroi Ardian Bajraktari.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila e propozoi si ligjin, ashtu edhe kthimin në Kuvend nga presidentja, është zotuar se ndryshimet në të do të miratohen brenda dy javësh. Kështu, nëse të paktën 61 deputetë votojnë pro, vetoja e presidentes rrëzohet dhe ligji konsiderohet i shpallur./teve1

kosovësligjispecialen

Të ngjashme

Ligji për Specialen, vjen reagimi nga Ambasada Britanike

Ligji për Specialen, vjen reagimi nga Ambasada Britanike

18:42
Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm

Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm

20:04
Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës

Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës

23:34
Thaçi: Ligji për gjuhët mbetet vetëm në letër pa plan financiar për zbatimin e tij

Thaçi: Ligji për gjuhët mbetet vetëm në letër pa plan financiar për zbatimin e tij

20:21

Më shumë nga Lajme

  • 08:45Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore
  • 08:33Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet
  • 08:12Punime në rrjet të dielën sipas njoftimit të KEDS!
  • 08:09SBASHK-u me kërkesa për kontratën e re: Shujta e mëngjesit mbi 2 euro, tri paga në pensionim, paga jubilare
  • 08:08Rama akuzon Qeverinë për sabotimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena, uroj të reflektojnë