Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2026 në 23:34
Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës

Ndryshimi i klasës politike në Serbi nuk pritet të sjellë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës. Përfaqësuesit politikë vlerësojnë se pushteti i ri në Beograd nuk garanton ndryshim të qëndrimeve, derisa kërkojnë që Bashkimi Evropian të ushtrojë më shumë trysni ndaj Beogradit për normalizimin e raporteve, vazhdimin e dialogut dhe respektimin e marrëveshjeve.

Zhvillimet e fundit politike në Serbi, me fitoren e Listës Studentore, kanë rikthyer vëmendjen te mundësia e një qasjeje të re të Beogradit ndaj Kosovës. Megjithatë, në Prishtinë nuk presin ndryshime të mëdha. Përfaqësues të partive politike vlerësojnë se ndërrimi i aktorëve në skenën politike serbe nuk nënkupton doemos edhe ndryshim të politikës ndaj Kosovës. Sipas tyre, treguesi kryesor do të jetë nëse Lista Studentore do të ndryshojë qëndrimet për pavarësinë e Kosovës dhe marrëveshjet e arritura në dialog.

“Askush në Kosovë nuk duhet të ketë ndonjë iluzion që Lista Studentore do të jetë më e ndryshme kundrejt Partisë Progresiste të Vuçiqit në raport me Kosovën. Kështu që duhet me e pa ndërkohë nëse do të duhej këta të ndërronin qëndrim. Unë shpresoj që minimalisht ta zbusin qëndrimin kundrejt Kosovës, por detyrimi i parë i qeverisë serbe është ekstradimi i kryeterroristit Milan Radoiçiqit”, tha Vigan Qorolli.

“Ndryshimi i politikës në Serbi ose i klasës politike në Serbi është një hap i jashtëzakonshëm i zhvillimeve brenda për brenda Serbisë, ndërsa sa i përket raportit me Kosovën, unë mendoj se ne si shtet nuk duhet të shikojmë ndryshimin e klasës politike, por duhet të presim ndryshimin e qëndrimeve politike në raport me Kosovën”, theksoi Ganimete Musliu nga PDK.

“Hyrja në petkun e pushtetarëve dhe raportet me BE-në, me SHBA-në, a do të ndikojnë dhe sa do të ndikojnë, nuk besoj shumë se do të zbuten, sepse edhe Vuçiqi para 14 vjetësh ka ardhur me të njëjtën pritje, duke marrë një shumicë të madhe atje dhe duke premtuar normalizim, por asnjëherë nuk ndodhi”, pohoi Lutfi Haziri nga LDK.

“Këta, sikurse Vuçiqi më parë, po edhe Lista Studentore, sa më parë që e pranojnë realitetin e ri që Kosova është shtet i pavarur, që është shtet demokratik, që është njohur pavarësia e Kosovës nga 120 shtete, është më mirë për ta”, tha Time Kadrijaj nga Aleanca.

Tani përgjegjësinë për të shtyrë përpara procesin e normalizimit, partitë politike në Kosovë ia adresojnë edhe Bashkimit Evropian, duke kërkuar trysni më të madhe ndaj Serbisë dhe trajtim të barabartë të palëve në dialog

kosovësserbindaj

Të ngjashme

Gjinali: Kosova duhet të intensifikojë lobimin në SHBA dhe të rikthejë dialogun strategjik

Gjinali: Kosova duhet të intensifikojë lobimin në SHBA dhe të rikthejë dialogun strategjik

19:21
Kurti përgëzon Dardanët për paraqitjen ndaj Izraelit

Kurti përgëzon Dardanët për paraqitjen ndaj Izraelit

18:18
Brazili pëson humbje befasuese ndaj Japonisë, Ancelotti shpërthen ndaj gjyqtarit dhe përjashtohet

Brazili pëson humbje befasuese ndaj Japonisë, Ancelotti shpërthen ndaj gjyqtarit dhe përjashtohet

17:58
Kosova "vetëm" barazim ndaj Izraelit

Kosova "vetëm" barazim ndaj Izraelit

16:51

Më shumë nga Lajme

  • 23:11Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë
  • 22:51Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen
  • 22:50Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
  • 22:24Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane
  • 22:22Aksidenti tragjik në Shqipëri, vdes “Mjeshtri i Madh” i ansamblit Mirdita