Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, raportohet se ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke paralajmëruar për ekzistencën e filmimeve komprometuese që dyshohet se përfshijnë eksponentë të kësaj partie.
Sipas gazetës Panorama, e cila u referohet burimeve brenda Partisë Socialiste, Majko ka deklaruar se disponon informacione për rreth 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive, ku pretendohet se shfaqen figura të PS-së.
“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të jetë shprehur Majko, sipas burimeve të Panorama-s brenda PS-së.
